Entuziazëm dhe interaktivitet në prezantimin e 24 projekteve të Gjimnazit "Gjon Buzuku" në Prizren

Data e Publikimit 6 Qershor 2021

Java e Projekteve ishte një moment i rëndësishëm i vitit shkollor 2021/22 për stafin dhe nxënësit e Gjimnazit “Gjon Buzuku”.

Java e Projekteve ishte një moment i rëndësishëm i vitit shkollor 2021/22 për stafin dhe nxënësit e Gjimnazit “Gjon Buzuku”. Ky aktivitet që ndodhi gjatë gjysmëvjetorit të dytë, i lejoi nxënësit që të dalin nga rutina e rregullt e orëve të tyre mësimore. Një ekspozitë tërëditore, entuziazëm dhe një zhurmë produktive e shoqëroi 29 prillin e 2021-ës në objektin e Gjimnazit. Për këtë, Programi “Përkrahje adoleshentëvë pas mësimit të rregullt” – ASSET, financuar nga USAID përmes këtij rrëfimi të shkurtër sjellë përkushtimin e nxënësve dhe mësimdhënësve në realizimin e kësaj jave.

Java e Projekteve, u manifestua duke u bazuar në njohuritë e mësimdhënësve të fituara gjatë trajnimit në kursin Mësimdhënia e Bazuar në Projekte, metodë mësimore e cila mundëson konkretizimin e mësimit teorik, dhe ndërlidhjes së fushave/lëndëve të ndryshme mësimore në mes veti dhe me botën reale. Ky aktivitet dëshmoi se nëse mësimdhënësit bashkëpunojnë gjatë planifikimit në arritjen e rezultateve mësimore nga kurrikula, dhe përfshijnë nxënësit në krijimin e dijes së tyre, mësimi do të jetë shumë më atraktiv dhe kuptimplotë.

Kështu, Programit ASSET ka inkurajuar shkollat partnere që të fillojnë zbatimin e metodës ‘mësimdhënia e bazuar në projekte’, përmes të cilës nxënësit dhe mësimdhënësit do të përfshiheshin në një proces të pavarur kërkimi dhe eksplorimi duke zgjedhur një temë domedhënëse për ta dhe komunitetin.

.Kësisoji, përgjatë një periudhe 2 mujore nëxnësit e këtij institucioni kishin përgatitur 8 projekte me tema mjaft interensate si:: kartolina postcardschreiben, përcaktimi i grupeve të gjakut, mësimi praktik i integruar, sistemi për menaxhimin e parkingut të shkollës duke i njohur targat e automjeteve, bullizmi si dukuri shoqërore, panorama e Prizrenit dhe covid 19, drama dhe poezia, mësimi i gjuhës përmes TIK-ut. Produktin e këtyre projekteve mësimore e shfaqën dhe prezantuan gjatë Javës së Projekteve, të cilën e vizituan dhe e pëlqyen nga vizitorë të ndryshëm.

Për nder të kësaj ngjarje shkolla kishte përgatitur për prezantim edhe projektet tjera mësimore të realizuara përgjatë vitit shkollor derisa ishin në proces të trajnimit në programin Mësimdhënia e Bazuar në Projekte. Kështu, korridori dhe klasat e këtij gjimnazi ishin të mbushura me 26 projekte interesante dhe mjaft kreative, të cilat u prezantuan para përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Drejtorisë Komunale për Arsim, mediave dhe të organizatave të ndryshme lokale.

Edukim nga praktika/përvoja

Leonit Totaj dhe Shkodran Rexhbeqaj ishin tejet të lumtur që puna e tyre po ekspozohet dhe po vlerësohet nga të gjithë. Ata kishin punuar maketën e Gjimnazit në proporcion 1 me 50. Këta nxënës, kishin shfrytëzuar hapësirën krijuese Makerspace e pajisur me mjete nga Programi. Të dy na thanë që ishte hera e parë që ishin angazhuar në një projekt të tillë. “Krijimi i maketës ishte ide e Klubit të Karrierë dhe ne me shumë dëshirë u inkuadruam. Për krjimin e projektit është ndërlidhur lënda e Matematikë & Artit” – u shprehën ata.

Për realizimin e projekteve, nxënësit kishin përdorur njohuritë dhe shkathtësitë e tyre në mënyrë shumë kreative. Erisa Lipoveci, nxënëse në klasën XII, me bashkëmoshatarët e saj kishin krijuar strukturën e atomit. ‘’Pse ishte atraktive për ju java e projekteve?’’ – pytëm Erisën. Ajo u përgjigj se përmes këtij aktiviteti kanë mësuar ndërlidhjen mes lëndëve dhe sipas saj ishte një aktivitet shumë atraktiv. Poashtu, grupi në të cilën Erisa kishte punuar, e kuptuam që në krijimin e projektit ata kishin zgjedhur metodën më të mirë për të përfaqësuar gjërat që ata kanë mësuar në lëndën e Kimisë, Fizikës dhe Matematikës.

Ndërkohë, në hollin e gjimnazit ishin nxënësit tjerë duke zhvilluar projektet e tjera. Në një kënd ishin mbledhur nxënësit të cilët pikturonin. Përmes pikturës ata paraqisnin profesionin e tyre. Berna Ajdini, e cila ishte e koncentruar duke pikturuar e intrigoi pyetja ‘’Çfarë je duke krijuar kështu’’. Ajo u shpreh se është duke e paraqitur shkencën e matematikës si gjuhë universale.. ‘’Ka qenë një javë implusive, punë produktive sepse kemi punuar intenzivisht. Brenda pikturave ka shumë mesazhe të bukura sepse kemi punuar në fusha të ndryshme si Arti, Letërsia dhe Grafika’’ – u shpreh ajo.

Fotot e mëposhtme, duke filluar nga e majta dëshmojnë projektet: Panorama e qytetit; Maketa e Gjimnazit; Matja e tensionit dhe sheqerit në gjak; Kartolinat.

Në pjesën e fundit të korridorit ishin mbledhur nxënësit së bashku me mentorët, njëherit mësimdhënësit, duke dëshmuar përcaktimin e grupit të gjakut dhe nivelit të sheqerit në gjak. Kolegeja jonë, Hana Hasimja ishte vullnetare që të kryej testin nga nxënësit për matjen e sheqerit në gjak.

Ndërsa në hyrje të shkollës ishte ekspozuar Panorma e Qytetit të Prizrenit, e punuar nga nxënësit e komunitetit turk. Me këtë projekt, janë bërë maketet e objekteve kulturo-historike që simbolizojnë Prizrenin, ndërkaq është krijuar edhe QR Code, platforma nga e cila me një skanim me telefon vizitorët mund të shohin informacionet dhe pamjet e brendshme të atyre objekteve. Për mësimdhënësen Fetnan Dervis ishte një përvoje e jashtëzakonshme e cila u shpreh “Ishte një proces i gjatë, por shumë atraktiv dhe i pëlqyer nga nxënësit”.

Disa nga projektet e prezantuara në kuadër të Javës së Projekteve

Për menaxhmentin e shkollës organizimi i kësaj ngjarje u cilësua si shumë i sukseshëm. Jeronim Susuri, Drejtor i shkollës, që së bashku me kolegët e tjerë kishin organizuar këtë ngjarje madhështore u zotuan që nuk do të ndërpresim kontinuitetin e filluar për vazhdimin e projekteve të nisura në interes të nxënësve, dhe se këtë aktivitet do ta planifikojnë dhe zyrtarizojnë në planin vjetor të shkollës për vitin e ardhshëm shkollor.